Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 219,441 raste të reja me koronavirus nga 1.13 milionë teste të kryera. Një ditë më parë vendi regjistroi 189,109 të infektuar.
Kështu, totali i të infektuarve që nga fillimi pandemisë në vend shkon në 6,975,465. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan po ashtu se për sot rastet fatale ishin 198, krahasuar me 231 që u regjistruan një ditë më parë.
Kurse totali i humbjeve të jetëve shkon në 138,474 që nga shkurti i vitit 2020. Rastet aktive aktualisht në vend janë 1,593,579 kurse të shëruarit në total janë 5,243,412. Prej tyre, luftën me sëmundjen e kanë fituar 46,770 qytetarë vetëm sot. /abcnews.al/