Italia regjistroi 189,109 të infektuar dhe 231 humbje jete në 24 orë

schedule18:06 - 5 Janar, 2022

schedule 18:06 - 5 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 189,109 të infektuar nga 1,094,255 testime të kryera. Autoritetet e shëndetit në vend raportuan po ashtu se brenda ditës si pasojë e virusit kanë ndërruar jetë 231 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i rasteve fatale të regjistruara si pasojë e Covid-19 shkon në 138,276. Kurse, sa i përket situatës në spitale, 1,428 pacientë raportohet se janë duke marrë kujdes shëndetësor në repartin e kujdesit intensiv, ndërsa të shëruarit janë 33,037.

Të shtruarit me simptoma në pavijonet e tjera Covid janë 13,364 , ose 452 më shumë se një ditë më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!