Italia regjistroi 179,106 të infektuar dhe 373 humbje jete në 24 orë

schedule18:53 - 21 Janar, 2022

schedule 18:53 - 21 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 179,106 të infektuar nga 1,117,553 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri gjithashtu të ditur se humbjet e jetës për sot janë 373.

Kurse, të shëruarit për sot janë 171,565.  Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv janë rritur (+9), kurse në pavijonet e tjera Covid-19 ka 174 pacientë më pak.

Sa i përket fushatës së vaksinimit, dozat e administruara deri më tani në total janë thuajse 123 milionë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!