Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistroi 149,512 të infektuar dhe 248 humbje jete në 24 orë

schedule18:30 - 17 Janar, 2022

schedule 18:30 - 17 Janar, 2022

Në 24 orët e fundit në Italinë fqinje janë regjistruar 149,512 raste pozitive me koronavirus nga 927,846 teste të kryera.

Shkalla e pozitivitetit në vend qëndroi në 16.1%, nga 14.8% që ishte një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi se rastet fatale për sot janë 248, duke bërë që totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë të shkojë në 141,104.

Ndërsa, të shëruarit janë 79,207.



Sa i përket situatës në spitale, në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë kujdes spitalor 1,691 pacientë. Kurse në pavijonet e tjera Covid-19 janë duke marrë kujdes shëndetësor 18,719 pacientë, 349 më shumë se një ditë më parë.

Deri më tani, pozitivë për Covid-19 janë 2.5 milionë italianë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!