Italia regjistroi 13,764 të infektuar dhe 71 humbje jete në 24 orë

schedule17:45 - 25 Nëntor, 2021

schedule 17:45 - 25 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 13,764 raste të reja me koronavirus nga 649,998 teste të kryera.

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe 71 qytetarë të tjerë, krahasuar me 85 që ishin një ditë më parë.

Numri i të shëruarve për sot është 6,404 ndërsa indeksi i pozitivitetit është ulur në 2.1 për qind. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!