Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 12,448 raste të reja me koronavirus nga 562,505 teste të kryera.
Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në vend bëri të ditur se si pasojë e Covid-19 e kanë humbur jetën edhe 85 qytetarë të tjerë, krahasuar me 83 që ishin një ditë më parë.
Të shëruarit për sot janë 7558 ndërsa indeksi i pozitivitetit shkoi në 2.2%. Sa i përket situatës në spitale, ne terapi intensive po marrin kujdes shëndetësor 573 pacientë ndërsa në pavijonet e tjera Covid me simptoma janë 4,629 pacientë. /abcnews.al/