Italia regjistroi 118,994 të infektuar dhe 395 humbje jete në 24 orë

schedule18:27 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:27 - 2 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 118,994  të infektuar nga 964,521 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se numri i rasteve fatale për sot është 395 ndërsa të shëruarit janë 187,816.

Sa i përket situatës në spitale, raportohet se në njësitë e kujdesit intensiv janë duke u trajtuar 1,524 pacientë, 25 më pak se të martën. Kurse në pavijonet e tjera Covid janë të shtruar 19,550 pacientë, 323 më pak se një ditë më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!