Pushuesit që shkojnë në Itali këtë verë, janë paralajmëruar për një shpërthim të një sëmundjeje vdekjeprurëse, të bartur nga mushkonjat.
Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar pothuajse 90 raste, të virusit të Nilit Perëndimor në disa vende evropiane, që nga 9 gushti i këtij viti.
Shifrat nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, sugjerojnë se shumica e rasteve kanë ardhur nga Italia, ku ka pasur 56 infeksione dhe një vdekje të raportuar këtë vit.
Raporti javor, zbuloi se rastet e virusit në Evropë, pothuajse u dyfishuan nga 48 në 89 raste midis 3 deri më 9 gusht, duke sugjeruar se virusi po përhapet me shpejtësi, shkruan The Sun.
Greqia pason Italinë me 22 raste dhe dy vdekje të raportuara nga autoritetet lokale shëndetësore javën e kaluar.
Virusi i Nilit Perëndimor, është një gjendje potencialisht paralizuese ose fatale, që mund të shkaktojë sëmundje neurologjike te njerëzit, si encefaliti dhe meningjiti, ku të dyja përfshijnë inflamacion të trurit dhe mund të jenë vdekjeprurëse.
Rumania ka raportuar pesë raste, ndërsa Franca dhe Hungaria kanë regjistruar të dyja tre raste.