Italia i dha këtë të mërkurë lamtumirën ish- kryeministrit të saj Silvio Berlusconi i cili u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare të hënën e 12 qershorit.
Makina e cila solli arkmortin e Berlusconit nga vila e tij në Arcore drejt Katedrales së Milanos u prit me duartrokitje nga turmat e qytetarëve që ishin mbledhur për tu përshëndetur për here të fundit me politikanin dhe biznesmenin që bëri histori në shtetin fiqnj.
Mbi 2 mijë e 300 persona ku mes tyre krerë shtetesh , kryeministra miq të ngushtë dhe familjarë si edhe Kryeministrja e Italisë Giorga Meloni dhe Presidenti I vendit Sergio Mattarella u mblodhën në Katedralen e Duomos në Milano ku u mbajt edhe ceremonia fetare nga kryepeshkopi I qytetit Mario Delpini.
Në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni lamtumire ishin edhe Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama si dhe ai Hungarez Viktor Orban.
Fëmijët e ish-kryeministrit Italian dhe partnerja e tij Marta Fasina qëndruan pranë arkmortit në brenda Katedrales së Milanos. Pas përfundimit të ceremonies mortore fëmijët e Berlusconit falenderuan edhe të pranishmit për pjesmarrjen.
Pas përfundimit të ceremonies shtetërore të varrimit ark- morti i Silvio Berlusconit u rikthye në vilën San Martiro në Arcore
Kjo e mërkurë për Italinë ishte një ditë zie kombëtare ndërsa të gjithë flamujt e saj ishin të ulur në gjysmë-shtizë. Flamujt u ulën në gjysmë shtizë edhe në Bruksel gjithashtu, në selinë e Komisionit Europian./abcnews.al