“Italia, përkrahëse e Shqipërisë”/ Meçollari: Marrëdhëniet konstante. Koloneli: Zë i fuqishëm në proceset integruese

schedule22:03 - 29 Prill, 2024

schedule 22:03 - 29 Prill, 2024

Kapiten Artur Meçollari thotë se Italia ka qenë historikisht përkrahëse e Shqipërisë.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Meçollari u shpreh se marrëdhëniet dhe interesat e të dy vendeve kanë qenë konstante.

Ndërsa kolonel Çlirim Toci deklaroi se në 5 vitet e fundit, Italia ka qenë zëri i fuqishëm në proceset integruese të Shqipërisë, por edhe në konfliktet në rajon.

Pjesë nga diskutimi

Artur Meçollari: Italia ka qenë historikisht përkrahëse e Shqipërisë në rrugëtimin e saj si në NATO si në BE, nuk ka pasur lëkundje. Ne kemi hyrë në NATO, qasja në BE është e ndryshme. Interesat dhe marrëdheniet me Italinë kanë qenë konstante. Në NATO, kur hymë ishte derë me shumë çelësa, në BE secili ka çelësin e tij.

Dritan Goxhaj: Italia ka mbajtur qëndrim të pandryshueshëm, problemi ka qenë te Shqipëria. Duhet të kishim marrëdhënie më të ngushta me Italinë. Kemi çeduar drejt Italisë. Asnjëherë si kemi dhënë mundësinë që të konsiderohet partneri ynë kryesor në rajon. Flas gjeopolitikisht dhe ushtarakisht.

Çlirim Toci: Unë, duke punuar dhe duke pasur kolegë italianë, gjatë 5 viteve të fundit, Italia është zëri i fuqishëm në proceset integruese, por edhe në konfliktet ne rajon. Vendosmëria e Shqipërisë për të qenë afër Italisë për emigrantët, është gjëja e duhur. Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Italinë, duke filluar nga viti 1991 e deri më sot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!