Italia përgatitet për temperatura të acarta, mbyllen shkollat

schedule11:16 - 24 Shkurt, 2018

schedule 11:16 - 24 Shkurt, 2018

Autoritetet italiane po marrin masat në pritje të temperaturave të acarta që pritet të përfshijnë vendin në ditët e ardhshme. Për të hënën është paralajmëruar mbyllja e shkollave në disa zona të vendit ndërsa janë në rrezik dhe disa nga ndeshjet e kampionatit Italian të futbollit.

Në pritje të një mase ajri të acartë, Italia po merr masat për tu përballur me pasojat duke filluar që nga e diela e të paktën deri të mërkurën. Kreu I mbrojtjes civil Anxhelo Boreli ka mbledhur në një takim urgjent komitetin operativ për të verifikuar nëse janë marrë ,asat e duhura.

Qytetet më të rrezikuara e për të cilat është vënë gjendja e alarmit janë Emilia Romagna, Marche, Piemonte, Liguria, Calabria, Puglia e Sicilia. Por situatë kritike për shkak të temperaturave të ulëta pritet dhe në Abruzzo, Basilicata, Campania, Emilia Romagna, Lazio, Molise, Puglia, Sicilia, Umbria. Reshjet e dëborës përbëjnë rrezik për orteqe në alpe.

Një numër I madh shkollash do të jetë I mbyllur për të hënën. Por moti i keq mund të shkaktojë shtyrjen e të paktën pesë ndeshjeve të serisë A: Fiorentina-Chievo, Verona-Torino, Bologna-Genova, Sassuolo-Lazio e Juventus-Atalanta.

Në Lombardi mes të hënës dhe të mërkurës pritet që temperaturat të shkojnë deri në minus 10 gradë ndërsa në Alpe deri në minus 15. Dita më e ftohtë pritet të e marta e 27 shkurti kun ë Sondrio dhe Milano do të shënohen minus 5 gradë Celsius. Temperaturat do të ngrihen sërish vetëm pas katër marsit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!