Italia duket se akoma është nën frikën e koronavirusit. Këtë të premte është vënë re një rritje e numrit të rasteve dhe e viktimave nga Covid 19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 518 raste të reja dhe 85 persona kanë humbur jetën.
Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33 774 e i të infektuarve më 234 531. Ndërkaq persona aktivë me koronavirus janë 36 976, ndërsa deri më tani këtë betejë e kanë fituar 163 781 pacientë.
Në 24 orë janë regjistruar 1,886 persona të shëruar. Lombardia sërish është një ndër rajonet më të goditura, me 21 viktima në 24 orët e fundit e numri i tyre ka arritur deri më sot më 16,222, ndërsa të infektuarit më 89,828.
Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv./abcnews.al