Italia nis hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal

schedule08:38 - 27 Tetor, 2022

schedule 08:38 - 27 Tetor, 2022

Italia ka nisur hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal, sipas raportimeve të mediave të huaja.

Hetimi po kryhet me në bashkëpunim me zyrtarët e taksave dhe ka dyshime se Pfizer mund të ketë fshehur 1.2 miliardë euro nga filialet e saj në SHBA, për të mos paguar taksat  në Itali.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, megjithatë nuk ka ende deklaratë zyrtare nga autoritetet italiane, ndërsa hetimi vazhdon.

Një përfaqësues i industrisë farmaceutike shumëkombëshe, Pam Isele, tha mbrembjen e djeshme se “Pfizer respekton rregullat dhe ligjet e Italisë” dhe se “këto janë kontrolle të thjeshta”.

Sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg, hetimi ka të bëjë me periudhën nga viti 2017 në 2019, përpara shpërthimit të pandemisë së re të koronavirusit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!