Italia nis dozën e tretë të vaksinave, mjekët tregojnë rastet kur rekomandohet

schedule08:31 - 8 Shtator, 2021

schedule 08:31 - 8 Shtator, 2021

Italia ka nisur dozën e tretë të vaksinës kundra Covid-19 dhe për këtë në një lidhje me Skype ka folur për “ABC e Mëngjesit”, kirurgu Albert Troci.

Ai ka deklaruar se nuk ka akoma të dhëna të sigurta nëse doza e tretë mund të shërbejë, por që rekomandohet më shumë për personat që kanë sëmundje shoqëruese.

“Nuk kemi akoma të dhëna të sigurta që një dozë e tretë mund të shërbejë. OBSH po mendon ende për një vendim. Doza e tretë ka një pikë të dobët që nëse personi nuk ka gjetur një përgjigje imunitare me dozën e parë dhe të dytë, duhet gjetur një zgjidhje tjetër.

Për dozën e tretë duhet të shohim se çfarë do vendoset lidhur me të. Si fillim mendohet për personat që janë pak më të brishtë, për ata që vuajnë nga sëmundje shoqëruse apo kanë profesione që janë më shumë të predispozuar”.

Ndërsa, Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), theksoi se pritet ende të merret një vendim lidhur me dozën e tretë.

“EMA ka marr aplikim për dozën e tretë përsa i përket vaksinës Phizer. Po ashtu është aplikuar për të marr një dozë të tretë për personat që kanë një imunitet të dobët, si ata që kanë kryer një operacion. Kjo kërkesë po shqyrtohet dhe pritet ende të merret një vendim”./abcnews.al