Italia në “vorbullën e emigracionit”, qeveria Meloni merr masa të reja

schedule21:21 - 18 Shtator, 2023

schedule 21:21 - 18 Shtator, 2023

Qeveria Meloni miratoi në kabinetin e sotëm masa të reja për trajtimin e emigrantëve dhe refugjatëve. Sipas mediave italiane, siç u bë e ditur tashmë, afati i qëndrimit të emigrantëve të paligjshëm në qendra do të rritet në 18 muaj.

“Ka nevojë për kohë, në mënyrë që të kryhen kontrollet e nevojshme dhe gjithashtu të riatdhesohen ata që nuk kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare”, tha kryeministrja italiane.

“Do të udhëzojmë Ministrinë e Mbrojtjes që të krijojë sa më shpejt strukturat e nevojshme të mbyllura. Rezultati i politikës së qeverive të mëparshme është se pozitat në këto struktura janë minimale. Qendrat e reja do të krijohen në zona të pakta të populluara, me lehtësi për sa i përket kontrolleve të nevojshme, pa krijuar probleme të reja për qytetet e ndryshme të vendit tonë”, shtoi Meloni.

Së fundi, sa i përket situatës në Lampedusa, sot në qendrën e banimit të ishullit ndodhen 1300 emigrantë dhe refugjatë, ndërsa është krijuar me një kapacitet maksimal prej katërqind personash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!