Tekniku i Italisë Roberto Mancini po fillon të shqetësohet prej mungesave të shumta që po e shoqërojnë përpara ndeshjes ndaj Zvicrës për eliminatoret “Qatar 2020”.
Pasi mori lajmin se Immobile nuk do të mundej të luante për shkakun e një dëmtimi, një tjetër lajm negativ e merr sot nga infermieria në lidhje mbrojtësin Chiellini.
Chiellini është ndalur nga një dëmtim të pësuar në stërvitje dhe nuk do të jetë në gjëndje të luaj të paktën ndaj Zvicrës. Lista e të dëmtuarëve formohet nga Zaniolo, Pellegrini, Immobile dhe tashmë Chiellini./h.ll/abcnews.al