Chelsea dhe Manchester City janë klubet më të njohura me të cilat është aktivizuar Ëayne Bridge. Ish-mbrojtësi i majtë zhvilloi 36 ndeshje (1 gol) me kombëtaren angleze.
Si të gjithë të tjerët, edhe 40-vjeçari priste dhe besonte se “Tre Luanët” do të shpalleshin kampionë të Evropës më në fund, por trofeu i madh mori rrugën drejt Romës.
Kombëtarja e kaltër siguroi një triumf të merituar sipas masës dërrmuese të tifozëve, ish-futbollistëve apo edhe specialistëve të ndryshëm.
Ndryshe mendon Bridge, i cili thumbon edhe Roberto Mancinin, me të cilin punoi për katër sezone te “Cityzens” (2009-2013).
“Fitorja e Italisë më shkaktoi lëndim të madh. unë e urrej Roberto Mancinin. Ai trajner i madh? Harrojeni, edhe taktikisht nuk është aq i mirë“, deklaroi Bridge. /abcnews.al