Një alarm për bombë vjen në Romë, pak orë para ndeshjes që Italia luan në mbrëmje ndaj Zvicrës së shqiptarëve. Në zonën e Piazza Mazzini, disa kilometra nga stadiumi “Olimpico”, një smarti parkuar ka ngjallur dyshime.
Një prej kalimtarët ka dalluar një fije si fitil dhe një objekt të ngjashëm me bomn brenda makinës dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Pas kësaj e gjithë zona është evakuuar dhe rrugën janë bllokuar menjëherë.
Me të bërë këtë procedurë, policia i ka lënë hapësirën forcave xheniere, të cilat janë të specializuara për këto raste dhe do tentojnë të çmontojnë bombën, në rast se është një e tillë. /abcnews.al

