Italia ka lehtësuar sot masat e Covid-19 për shqiptarët e Kosovës me leje qëndrimi në vendin fqinj. Kështu, qytetarët e Kosovës me leje qëndrimi në Itali mund të hyjnë duke paraqitur testin negativ për koronavirusin.
Megjithatë, edhe pas këtij rezultati ata duhet të karantinohen pas mbërritjes. Lajmin e bëri të ditur përmes një njoftimi nga Ambasada e Italisë në Prishtinë.
Njoftim:
“Disa lajme të mira!
Rregulloret e reja #Covid lejojnë që qytetarët e #Kosovës me leje qëndrimi të udhëtojnë në #Itali, duke paraqitur një rezultat të testit negativ të kohëve të fundit dhe duke qëndruar në vetizolim pas mbërritjes.
Shpresojmë se, me përmirësimin e përgjigjes së Kosovës ndaj virusit, do të pasojnë hapa më pozitivë!”