Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia largon “fantazmat”/ Mundi 2-0 Irlandën e Veriut dhe kalon në finalen e play off

schedule10:52 - 27 Mars, 2026

schedule 10:52 - 27 Mars, 2026

Një tjetër Botëror i parë vetëm nga televizori do të ishte një dramë. Italia e eviton një gjë të tillë, të paktën për momentin, duke hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në finalet e Kupës së Botës.

Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso kaloi me sukses sfidën e parë në play off, duke mundur 2-0 Irlandën e Veriut. Por deri te festa, të kaltërve iu desh të “luftonin” edhe kundër fantazmave të së shkuarës në stadiumin e Bergamos.

Kjo u kuptua qartë në pjesën e parë. Nën presion, të kaltërit rrezikuan pak portën e kundërshtarëve, duke lënë të pandryshuar rezultatin. Pas pushimit, italianët u kthyen me një tjetër pamje në fushë për fraksionin e dytë.



Goli i Tonalit në minutën e 56-të i dhuroi epërsinë vendasve dhe i çliroi nga pesha e zhgënjimit. Për të vulosur fitoren mendoi Moise Kean. Sulmuesi i Fiorentinës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të, duke vendosur përfundimisht fatin e ndeshjes dhe kalimin e Italisë në finalen e play off ku do të përballet në transfertën kundër Bosnje Herzegovinës.

Skuadra boshnjake arriti të sigurojë biletën e saj për në këtë sfidë, pasi kaloi në transfertë Uellsin, në një ndeshje dramatike të vendosur vetëm pas goditjeve të 11 metërshave. Koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa nga pika e penalltisë Edin Dzeko dhe shokët e tij u treguan më të saktë, duke mbajtur gjallë shpresat e tyre për një vend në “Botërorin 2026”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!