Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë 2.5 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës

schedule13:50 - 4 Korrik, 2023

schedule 13:50 - 4 Korrik, 2023

Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2 miliardë euro (2.5 miliardë dollarë) pas pushtimit të Ukrainës vitin e kaluar, tha të martën banka qendrore e vendit.

Italia ka konfiskuar asete, duke përfshirë llogari bankare, vila luksoze, jahte dhe makina, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Kremlinit dhe mbështetësve të tij, raportoi Reuters.

Në raportin e saj vjetor, njësia e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave (UIF) tha se shifra prej 2 miliardë eurosh ishte përditësuar deri në fund të qershorit.

Drejtori i UIF Enzo Serata shtoi se pronat financiare me vlerë rreth 330 milionë euro, të lidhura me 80 individë, ishin ngrirë si pjesë e regjimit të sanksioneve.

Përpara fillimit të luftës në shkurt 2022, plazhet dhe portet e Italisë ishin të populluar për rusët e pasur, të cilët blenë prona në vende kryesore si Liqeni i Komos, Sardenja, Toskana dhe bregdeti i Ligurisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!