Italia infekton me koronavirus edhe Brazilin

schedule23:17 - 26 Shkurt, 2020

schedule 23:17 - 26 Shkurt, 2020

Koronavirusi po kthehet në pandemi, duke prekur së fundmi edhe Amerikën Latine. Sot në Brazil u konfirmua personi i parë i prekur, përkatësisht një 61-vjeçar që kishte udhëtuar në Itali. 

Ministri i Shëndetësisë së Brazilit konfirmoi sot se një 61-vjeçar brazilian që mbërriti në Sao Paulo pas një udhëtimi në Itali është rasti i parë i koronavirusit në Brazil.

Ministri Luiz Henrique Mandetta tha se burri mbërriti në Brazil të shtunën pa asnjë simptomë dhe kaloi fundjavën me familjen e tij para se të shfaqte simptoma dhe të shkonte në një klinikë shëndetësore ditën e hënë.

Ai u shtrua në spital dhe rezultoi pozitiv me virusin COVID-19, ku po mbahet i izoluar. 61-vjecari kishte qenë në Itali nga data 9 deri më 21 shkurt.

Mbi dy mijë të vdekur janë regjistruar në Kinë, aty ku është edhe epiqendra, ndërsa koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të tjera të botës. Italia fqinje numëron mbi 400 të prekur dhe 12 viktima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!