Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte bërë të ditura detajet e dekretit të fundit me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
Prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë, e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.
Nuk do të ketë asnjë limit në hyrje daljet nga Italia si në kufij tokësor ajror e detar me vendet anëtare të BE-së, vendet e zonës Schengen, Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Andorrën, Monakon, San Marinon dhe Vatikanin.