Italia feston ditën e Republikës, presidenti: Paqja nuk vendoset vetë, por është fryt i angazhimit të njerëzve dhe shteteve

schedule15:31 - 2 Qershor, 2022

schedule 15:31 - 2 Qershor, 2022

Pas 2 vitesh mungesë për shkak të koronavirusit, rikthehet në Itali parada e 2 Qershorit për Festën e Republikës, me ceremoninë e zakonshme në “Altare della Patria”. Trupa ushtarake dhe avionë u shfaqën në Romë, në një nga ditët më të rëndësishme të historisë së Italisë, sipas mediave italiane.

Në mesazhin drejtuar italianëve, presidenti Mattarella u ndal edhe në situatën aktuale në botë, të krijuar pas luftës në Ukrainë.

“Konteksti aktual ndërkombëtar na vë në dyshim thellësisht se si mund të garantohet paqja. Sulmet ndaj civilëve, shkatërrimi i qyteteve në zemër të Europës sonë, menduam se i përkisnin një të kaluare të largët. Lajmet e këtyre ditëve na kujtojnë se si stabiliteti dhe paqja nuk garantohen përgjithmonë”, deklaroi mes të tjerash Mattarella.

Mattarella gjithashtu theksoi se paqja nuk vendoset vetë, por është fryt i vullnetit dhe angazhimit të njerëzve dhe të Shteteve. Kryefjala e Presidentit Italian ishte paqja, e cila sipas tij bazohet në respektin dhe në dinjitetin e njerëzve, në respektimin e kufijve territorialë, në shtetin e së drejtës, në sovranitet dhe në Demokraci.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!