Italia e Mancinit gati: Formacioni i mundshëm, cila është dilema e vetme

schedule21:51 - 23 Mars, 2022

schedule 21:51 - 23 Mars, 2022

Italia kampione e Europës është e dënuar të fitojë nesër në orën 20:45 kundër Maqedonisë së Veriut, për të shkuar në finalen e “play-off” dhe për të tentuar kualifikimin në “Katar 2022”.

Trajneri Roberto Mancini po përballet me probleme dëmtimesh, kryesisht në prapavijë ku Di Lorenzo dhe Spinazzola nuk mund të luajnë, sikurse edhe Bonucci që do të jetë vetëm për finalen.

Chiellini ka pak kohë që është rikthyer nga dëmtimi dhe duhet menaxhuar mirë, pasi dy ndeshje nuk i përballon dot. Mediat në Itali raportojnë se në prapavijë nga krahët do të luajnë Florenzi e Emerson Palmeiri, kurse në qendër Bastoni është njeri, kurse në balotazh janë janë Mancini e Acerbi.

Mesfusha është ajo e Europës, me veçantinë që Barella nuk vjen nga një moment i mirë tek Interi. Jorginho e Verrati priten titullarë krah tij. Në sulm mungesa e madhe është Chiesa dhe vendin e tij do e marrë Berardi.

Sulmuesi anësor i Sassuolo po bën një sezon fantastik dhe së bashku me Immobile dhe Insigne do të kenë për detyrë të godasin Maqedoninë e Veriut dhe më pas edhe fituesin e çiftit Portugali-Turqi.

Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Mancini (Acerbi), Bastoni, Emerson Palmieri; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne. Trajner: Mancini

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!