Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia, ‘dritë jeshile’ pensioneve/ Zv presidenti i diasporës shpjegon si funksionon marrëveshja: Ja kur pritet të hyjë në fuqi

schedule18:25 - 5 Mars, 2025

schedule 18:25 - 5 Mars, 2025

Italia miratoi këtë të mërkurë marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, duke i hapur kështu rrugë nisjes së zbatimit të saj. Senati italian i dha “OK” paktit mes qeverive Rama dhe Meloni që u njeh qytetarëve të dy vendeve kontributet e sigurimeve shoqërore në shtetet respektive.

Dritan Trimçev, zëvendës presidenti i diasporës në Itali, në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, tha se nga marrëveshja përfitojnë ata që kanë punuar me rregulla dhe kanë derdhur kontribute.

“Në radhë të parë përfitojnë ata që kanë punuar me rregulla duke derdhur kontributet. Përfitojnë ata që vitet i punës i kanë të mbledhura në Itali, bëhen 20 vjet ndërsa në Shqipëri 15 vjet. Bashkohen vitet e punës, si çdo shtet duhet të paguajë atë që i takon të paguajë. Nëse psh kam punuar 13 vjet në Shqipëri, në Itali ka. 30 vjet. Në Itali mund të dal në pension para kohe po të bashkohen me vitet e Shqipërisë. Se në Itali përveç moshës së pensionit, ekziston dhe kuota. Nëse unë kam punuar në Shqipëri 13 vjet dhe në Itali 13 vjet të tjera nuk marr pension as këtu dhe as atje. Nëse ju si gazetar vini e punoni për Mediaset për 2-3 vjet e bëni normalisht se këto vite njihen edhe në Itali dhe Shqipëri. Marrëveshja mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve për të punuar në mënyrë më civile dhe demokratike.“, u shpreh ai.

I pyetur se kur hyn në fuqi marrëveshja, ai shtoi:

“Marrëveshja nuk hyn në fuqi menjëherë. Duhet t’i dërgohet presidentit, e firmos dhe botohet në Gazetën Zyrtare. Ligji që miraton marrëveshjen hyn në fuqi ditën e parë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Periudha kohore është e shkurtër, shpresoj brenda dy javëve që të bëhet. Jemi vënë në lëvizje si shoqatë për ta përshpejtuar.”

Nga kjo marrëveshje përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Vendet do të krijojnë një fond specifik që do t’i japë fund problemit për kontributet shoqërore për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Itali, por edhe për italianët që jetojnë në vendin tonë.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!