Italia në 24 orët e fundit pas më shumë se tre muaj ka shënuar dhe numrin më të vogël të viktimave nga koronavirusi.
Sipas statistikave vetëm 8 pacientë kanë humbur jetën dhe 175 raste të reja janë konfirmuar me Covid 19, këtë të shtunë në Itali. Deri më tani në vendin fqinj kanë humbur jetën 34 716 perona dhe janë infektuar 240 136 të tjerë.
Ndërkaq janë shëruar 188 584 pacientë të sëmurë me koronavirus, ndërkohë vijojnë të jenë aktivë me Covid 16 836. /abcnews.al