Italia dhe Hungaria mbështesin përjashtimin e Rusisë nga SWIFT

schedule15:15 - 26 Shkurt, 2022

schedule 15:15 - 26 Shkurt, 2022

Italia ka sinjalizuar se do të mbështesë marrjen e masave për përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave SWIFT, si pjesë e sanksioneve të mëtejshme të Bashkimit Europian kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës, sipas një deklarate së Mario Draghi, shkruan CNN

Gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Draghi tha se “Italia mbështet plotësisht linjën e Bashkimit EUropian për sanksionet kundër Rusisë, përfshirë ato në lidhje me SWIFT.

Draghi i shprehu Zelenskit solidaritetin dhe mbështetjen e Italisë për të dhe popullin ukrainas.

Gjithashtu edhe Hungaria ka shprehur mbështetjen për përjashtimin e Rusisë nga SWIFT, sipas një deklaratë të Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó.

Szijjártó iu përgjigj pretendimeve të fundit se Hungaria do të kundërshtonte sanksionet kundër Kremlinit për pushtimin e Ukrainës.

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur kur shoh se disa përfaqësues të politikës ndërkombëtare dhe shtypit ndërkombëtar guxojnë të publikojnë lajme të rreme dhe gënjeshtra”, tha Szijjártó në deklaratë, duke konfirmuar se Hungaria “asnjëherë nuk ka bllokuar asnjë propozim sanksionesh”.

Bashkimi Europian njoftoi të premten sanksione të reja kundër Rusisë. Blloku ka miratuar paketën “më të fortë” të sanksioneve ndonjëherë kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës, tha në një postim në Tëitter zëvendës-zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Dana  Spinant.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!