Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

schedule17:28 - 1 Tetor, 2025

schedule 17:28 - 1 Tetor, 2025

Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje të përbashkët Izraelit që të garantojë sigurinë e aktivistëve ndërkombëtarë në bordin e Flotiljes Global Sumud, e cila po udhëton drejt Gazës me ndihma humanitare.

Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, Roma dhe Athina kërkuan që autoritetet izraelite të sigurojnë “sigurinë e pjesëmarrësve dhe të lejojnë të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes konsullore”.

Kjo flotilje përfshin aktivistë nga shumë vende, mes tyre edhe aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg. Në një video të shpërndarë nga bordin e njërës prej anijeve, shihet një anije luftarake izraelite që supozohet se po i afrohej flotiljes.



Ndërkohë, Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje edhe vetë aktivistëve që të pranojnë një propozim kompromisi: t’ia dorëzojnë ndihmat Kishës Katolike, e cila do të mund t’i shpërndajë ato në Gaza pa konfrontime të drejtpërdrejta me Izraelin.

Por aktivistët e kanë refuzuar këtë propozim, duke theksuar se misioni i tyre nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e ndihmave, por me sfidimin e bllokadës detare të Gazës, të cilën ata e quajnë të paligjshme. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!