Italia dhe Franca kanë njoftuar se kanë porositur 700 raketa Aster-30 për sistemin e mbrojtjes ajrore Samp-T, me të cilin do të furnizojnë edhe Ukrainën.
Vendimi është marrë gjatë takimit të ministrit italian të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe homologut të tij francez Sebastian Lecorne, i cili u zhvillua dje në Romë.
Shtypi italian dhe francez po raportojnë se ky urdhër do të shërbejë për të forcuar stoqet ndërsa të dy vendet përgatiten të dorëzojnë një sistem të mbrojtjes ajrore Samp-T në qeverinë e Kievit.
Gazeta franceze L’Opinion shkruan se këto raketa “kanë teknologji ultra të avancuar, ndër më të mirat në të gjithë botën”./abcnews.al/