Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia del nga “Koma”/ Të kaltërit e rinj i kthejnë “nderin”, fitojnë miqësoren pas dështimit

schedule12:41 - 4 Qershor, 2026

schedule 12:41 - 4 Qershor, 2026

Pas dështimit të radhës në kualifikueset e “Botërorit 2026”, Italia sheh pak dritë në fund të tunelit.

Të kaltërit u kthyen në fushë me fitore në miqëoren e parë, pas “dramës” që jetuan pas eliminimit nga Bosnja në finalen e plej-of, duke mundur 1-0 Luksemburgun.

Një fitore e vogël, në lojë dhe rezultat, por që i faturohet një periudhe të vërtetë tranzicioni.



Me një trajner të përkohshëm dhe me pjesën më të madhe të lojtarëve U21, italianët e kishin të vështirë të largonin peshën e dështimit.

Skuadra e drejtuar nga Baldini mbajti më shumë topin, provoi më shumë të gjente golin e epërsisë, por nuk ia doli në pjesën e parë.

Vetëm pas pushimit, Pio Espozito ndryshoi fatin e ndeshjes. Sulmuesi i Interit, i cili bashkë me portierin Donarumma ishin të vetmit të “shpëtuar” nga ndeshja e fundit në Zenica, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 49-të.

Ky gol ishte çlirues, por edhe vendimtar, pasi në fund sigloi fitoren e Italisë, e cila vazhdon të jetë shumë larg emrit të saj të madhe. Të kaltërit do të luajnë edhe një miqësore tjetër më 7 qershor kundër Greqisë, e fundit e kësaj periudhe të vështirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!