Italia dëbon një kosovar: Kishte kontakte me ekstremistët

schedule11:32 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 11:32 - 28 Dhjetor, 2017

Një 28-vjecar nga Kacaniku i Kosovës, rezident në Bolzano te Italise, është dëbuar për arsye sigurie me urdhër të Ministrit të Brndshëm Italian, Marco Miniti. 28-vjecari mbështeste aktivitetin e organizatës “Rinia Islame e Kacanikut”, e njohur për videot dhe propagandë ekstremiste. Hetuesit italiane të antiterrorizmit, konfirmuan se ai ka qënë në kontakt me ekstremistë aktivë në Siri dhe Irak dhe ka qënë pjesë e formcioneve xhihadiste ne vitet 2014-2015. 28-vjecari nga Kaçaniku është shoqëruar për në Kosovë nga aeroporti i Malpensës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!