Qeveria italiane ka bërë të detyrueshme vaksinën kundër Covid për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe farmacistët, sipas një dekreti të ri të miratuar të mërkurën.
Në një deklaratë, qeveria tha se masa u prezantua për të mbrojtur stafin mjekësor, pacientët dhe njerëzit e pambrojtur që janë të rrezikuar ndaj Covid. Punonjësit e kujdesit shëndetësor që refuzojnë vaksinën mund të mos marrin pagën.
Qeveria italiane ka zgjatur gjithashtu kufizimet e koronavirusit deri në fund të prillit. Përjashtimi i vetëm do të jetë për nxënësit deri në 14 vjeç të cilët do të duhet të kthehen në shkollë edhe nëse ndodhen në një “zonë të kuqe”, sistemi më i rreptë me tre nivele që Italia ka miratuar për të frenuar përhapjen e virusit.
Vendi regjistruar 23,904 raste me koronavirus dhe 467 viktima gjatë 24 orëve./abcnews.al