Italia bën të detyrueshëm vaksinimin për qytetarët mbi 50 vjeç

schedule22:08 - 5 Janar, 2022

schedule 22:08 - 5 Janar, 2022

Italia ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për qytetarët mbi 50 vjeç. Vendimi sapo është marrë nga kabineti qeverisës i Mario Draghi. Këshilli i Ministrave miratoi njëzëri dekretin e ri anti-Covid i cili përmban një shtrëngim të mëtejshëm për të frenuar Omicron.

Dispozita parashikon që për qytetarët mbi 50 vjeç që nuk punojnë, kërkohet drejtpërdrejt vaksinimi i detyrueshëm. Për qytetarët, gjithmonë të së njëjtës moshë, që punojnë (në sektorin publik, privat, tregti) “super green pass” (që kërkon të paktën dy doza vaksine) shtrihet në përdorimin e mjeteve të transportit dhe eksesit, në teatro, kinema, kafene, restorante, stadiume, konferenca.

Italianët si dhe të huajt që banojnë në vend do të kenë afat deri më 15 shkurt për t’u përshtatur me këtë vendim të ri. Italia është kështu vendi i parë në Evropë që e bën më detyrim vaksinën duke filluar nga kjo kategori moshore. g.v/abcnews.al