Itali, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, pranga 2 shqiptarëve

schedule11:10 - 6 Nëntor, 2017

schedule 11:10 - 6 Nëntor, 2017

Policia italiane shkatërroi një grup kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë.

Në pranga ranë 5 pjesëtarë të grupit, ndërsa u sekuestruan 75 kilogram kokainë.

Sipas policisë italiane, në pranga ranë 3 italianë dhe dy drejtuesit shqiptarë të grupit, Besnik Dauti 38-vjeç dhe Artur Mahmutaj 37-vjeç.

Fillimisht grupit iu sekuestrua një sasi prej 75 kilesh kokainë në portin e Xhenovas, që shoqërohej nga njëri prej italianëve të arrestuar.

Hetimet nxorrën më pas emrat e dy shqiptarëve që drejtonin rrjetin.