Policia italiane shkatërroi një grup kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga dy shqiptarë.
Në pranga ranë 5 pjesëtarë të grupit, ndërsa u sekuestruan 75 kilogram kokainë.
Sipas policisë italiane, në pranga ranë 3 italianë dhe dy drejtuesit shqiptarë të grupit, Besnik Dauti 38-vjeç dhe Artur Mahmutaj 37-vjeç.
Fillimisht grupit iu sekuestrua një sasi prej 75 kilesh kokainë në portin e Xhenovas, që shoqërohej nga njëri prej italianëve të arrestuar.
Hetimet nxorrën më pas emrat e dy shqiptarëve që drejtonin rrjetin.