Itali, shkatërrohet banda shqiptare e trafikut të drogës

schedule10:09 - 30 Nëntor, 2018

schedule 10:09 - 30 Nëntor, 2018

Policia italiane shkatërroi një bandë trafiku droge, duke vënë në pranga 20 pjesëtarë të saj. 14 nga të arrestuarit janë shqiptarë. Operacioni është kryer në disa provinca të Italisë.

Me anë të një operacioni të zhvilluar mëngjesin e së premtes në provincat e Kietit, Gjenovës, Kampobasos dhe Foxhias, policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh. Lajmi bëhet i ditur nga “Rai Neës” që shkruan se 20 persona përfunduan në prangat e agjentëve. Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e L’Akuilës, me kërkesë të Antimafias. Mësohet se 14 nga të arrestuarit janë shqiptarë.

Ata janë identifikuar si: Denis Bimi, Çlirim Tafimi, Elvin Tafili, Eqrem Bimi, Basmir Sylja, Elvis Cafi, Adriano Shabanaj, Erlin Roci, Bruno Aliu, Agim Cafi, Aidem Cekorja, Andernes Tomorri, Abjond Xheka dhe Emran Morina. Ndërsa 6 të tjerët janë 2 shtetas rumun dhe 4 italianë. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë të trafikut të drogës si dhe për posedim armësh dhe droge. Policia italiane publikoi edhe një skicë me imazhet e tyre, ku Denis Bimi dhe Çlirim Tafimi mendohen të jenë drejtuesit e këtij grupi kriminal.

Operacioni I koduar “Evelin”, për shkak të një lokali ku banda kryente veprimtarinë e paligjshme, erdhi pasi një viti hetime nga karabinjerët italianë. Agjentët kanë zbatuar 37 dekrete për bastisje gjatë kësaj periudhe. Në këto kontrolle, policia sekuestroi armë dhe 12 kilogramë lëndë narkotike. Në hetime janë përfshirë gjithsej 57 persona. Sipas mediave italiane, grupi kriminal merrej kryesisht me menaxhimin e drogës që vinte nga Shqipëria, Holanda dhe Sllovenia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!