Itali regjistron rekord rastesh me Covid-19 dhe 202 raste fatale

schedule18:20 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 18:20 - 29 Dhjetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 78,313 raste pozitive për Covid-19. Sipas raportimeve, kjo është shifra më e lartë që është arritur në vend që nga fillimi i pandemisë.

Testet e kryera për sot ishin 1,034,677 ndërsa shkalla e pozitiviteti 7.6%. Po ashtu, në 24 orët e fundit vendi regjistroi edhe 202 raste fatale, shifër kjo që i afrohet bilancit të 13 majit kur u regjistruan 201 fatalitete.

Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 19 pacientë të tjerë ndërsa në pavijonet e tjera Covid u shtruan edhe 366 pacientë. Kurse, të shëruarit për sot janë 16,746.

Në total, në Itali janë regjistruar 5,7 milionë të infektuar dhe 136,955 viktima. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!