Itali/Policia shkatërron bandën e drogës, 6 shqiptarë të arrestuar

schedule11:40 - 17 Shtator, 2018

schedule 11:40 - 17 Shtator, 2018

Policia italiane ka shkatërruar një bandë që merrej me trafikimin e drogës dhe shpërndarjen e saj në provincën e Leçes. Lajmi është raportuar nga mediat përtej Adriatikut, që citojnë autoritetet. Mësohet se në një operacion të gjerë janë arrestuar 11 persona, 6 shqiptarë dhe 5 italianë. Shqiptarët e vënë në pranga janë Saimir Sejdini 27 vjeç, Klodian Shehaj 36 vjeç, Danel Gjoci 20 vjeç, Roxhers Nebiu 27 vjeç, Enri Shehaj 25 vjeç dhe Rrapush Tefa 26 vjeç.

Banda kriminale furnizonte me drogë, veçanërisht kokainë, qytetin Galipoli në rajonin e Leçes. Autoritetet gjatë hetimeve kanë zbuluar mijëra episode të shitjes së lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe një person që cilësohet si element i grupit mafioz “Sakra Korona Unita”./abcnews.al