Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia për të tretën herë jashtë Botërorit/ Jep dorëheqjen Presidenti i Federatës së Futbollit

schedule16:20 - 2 Prill, 2026

schedule 16:20 - 2 Prill, 2026

Momenti i së vërtetës ka mbërritur.

Gabriele Gravina ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht si president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Ky ishte një hap i domosdoshëm pas katastrofës së Zenicës, e cila i kushtoi Italisë Kupën e Botës të tretë radhazi.

Ish-numri një në futbollin italian dha dorëheqjen në prani të të gjithë aktorëve kryesorë në sistemin e futbollit të vendit (Serie A, Serie B, Serie C, amatorë, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Lojtarëve) gjatë takimit të sotëm të mbajtur në selinë e FIGC në Romë.



Njëkohësisht me dorëheqjen e tij, Gravina ka shpallur zgjedhjet për 22 qershor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Federatës.

Favoritët për ta pasuar atë janë Giovanni Malagò, Giancarlo Abete dhe Matteo Marani, megjithëse emërimi zyrtar do të zgjasë rreth një muaj e gjysmë. Sidoqoftë, Gravina do të mbetet në detyrë derisa të emërohet pasardhësi i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!