Itali/ Pas Sicilisë, zjarret përfshijnë edhe rajonin e Pulias

schedule20:28 - 27 Korrik, 2023

schedule 20:28 - 27 Korrik, 2023

Pas Siçilisë, Kalabrisë dhe Sardenjës, zjarret kanë shpërthyer sot në rajonin jugor italian të Pulias, në rajonin Salento.

Në zonën bregdetare të Ujendos, zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll frontin e zjarrit. Banorëve iu kërkua të qëndronin larg plazhit, një ish-shtëpi në fermë ku po qëndronin turistët u evakuua dhe u kërkua ndihma e Canadair.

Në zonë po fryn një erë e fortë dhe zjarri mund të përhapet edhe në fshatrat turistike pranë.

Ndërkohë, prokuroria e qytetit të Leçes, në rajonin e Pulias, ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit të ndodhur në zonën e Marina di San Cataldo, pasi autoritetet besojnë se ishte vepër e zjarrvënësve.

Flakët përfshinë gjithashtu edhe zonat e Martiniano dhe Jolino.

Sipas informacioneve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët e përdorura për festimet e Shën Panteleimonit, i cili konsiderohet si një nga patronët e fshatrave greqishtfolës të Pulias.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!