Itali, pacienti dhunon fizikisht tre infermiere në një spital në Foggia

schedule11:45 - 9 Shtator, 2024

schedule 11:45 - 9 Shtator, 2024

Tre infermiere janë sulmuar fizikisht nga një pacient në një spital në Foggia të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku tre infermieret u goditën me shkelma dhe grushte nga një pacient që shkoi në urgjencë për shkak të ankthit.

Burri është denoncuar nga policia e cila ka ndërhyrë. Episodi vjen pas sulmit të disa ditëve më parë nga personeli shëndetësor i të njëjtit spital, në repartin e kirurgjisë torakale, nga disa familjarë të një vajze që humbi jetën gjatë një operacioni.

Mjekët dhe infermierët ishin detyruar të barrikadoheshin në një dhomë për t’i shpëtuar zemërimit të të afërmve të së resë./abcnews.al