Itali/ Mbi 7,000 mijë emigrantë mbërritën në Lampedusa brenda 24 orëve

schedule12:44 - 14 Shtator, 2023

schedule 12:44 - 14 Shtator, 2023

Kriza e emigrantëve në Itali po përkeqësohet ndërkohë që në të njëjtën kohë qeveria e vendit ndodhet në një situatë të paprecedentë duke u përpjekur të menaxhojë fluksin e të ardhurve.

Në Lampeduza, Kryqi i Kuq po përpiqet të ndihmojë të gjithë pasi mund të strehojë vetëm disa qindra njerëz, duke lënë shumë emigrantë të flenë në rrugë.

Në 24 orë mbërritën pothuajse 7000 njerëz me mbi 120 varka të vogla të improvizuara. Qendra e vetme e pritjes në ishull mund të strehojë vetëm disa qindra njerëz dhe Kryqi i Kuq po punon shumë për të vazhduar ofrimin e shërbimeve bazë të ndihmës, sipas Francesca Basile, përfaqësuese e Kryqit të Kuq Italian në Lampedusa.

Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, më shumë se 120,000 emigrantë mbërritën në Itali përmes detit këtë vit, duke përfshirë më shumë se 11,000 të mitur të pashoqëruar. Në prill, vendi shpalli një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në një përpjekje për të kufizuar dhe menaxhuar më mirë fluksin e mbërritjeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!