Itali, liderët tek Presidenti/ Liga e Veriut e 5 yjet pranë marrëveshjes

schedule19:48 - 14 Maj, 2018

schedule 19:48 - 14 Maj, 2018

Liderët politikë në Itali kanë vijuar të hënën takimet me presidentin Sergio Mattarella, në një kohë kur pritet që të konfirmojnë marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës. I fundit që ka hyrë në selinë presidenciale ka qenë kryetari i Ligës së Veriut, Matteo Salvini; ndërsa më herët ishte ai i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio. “Informuam presidentin mbi ecurinë e konsultimeve mes 5 Yjeve dhe Ligës me qëllim krijimin e qeverisë”, tha në përfundim të takimit Di Maio. Di Maio refuzoi të jepte emra, por siguroi se ajo do të jetë qeveria e ndryshimit, që do të ketë në fokus shkurtimin e shpenzimeve politike, luftën kundër korrupsionit dhe ndëshkimin e evazorëve fiskalë. Ai u shpreh shumë krenar për klimën e bisedimeve, ndërsa sa i takon kohës, për atë vendos presidenti – tha Di Maio. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!