Një trup i pajetë që ishte duke u dekompozuar është gjetur, mëngjesin e së hënës, në qytetin e Torinos, në një ngjarje misterioze që ka ngritur në këmbë autoritetet e këtij qyteti, sipas mediave italiane.
Viktima është 56-vjeçari Marco Conforti, pronari i një autoshkolle të njohur në qytet, trupi i të cilit u gjet brenda makinës në lagjen Aurora. Policia u njoftua nga banorët e zonës, të cilët kishin ndjerë një erë të keqe që ishte bërë më e padurueshme nga dita në ditë.
Brenda makinës u gjetën shenja gjaku, çfarë bëri që hetuesit të dyshonin se mund të bëhet fjalë për një vrasje. Disa ditë më parë, viktima ishte shpallur i zhdukur në polici nga ish-bashkëshortja.
/abcnews.al