Itali, demokratët dhe 5 Yjet “harrojnë” programin qeverisës

schedule23:10 - 29 Gusht, 2019

schedule 23:10 - 29 Gusht, 2019

Ndonëse ishin zotuar që më parë të hartonin programin qeverisës, në zyrat politike të Romës kanë nisur bisedimet për emrat që do të drejtojnë dikasteret kryesore të qeverisë së re të formuar nga Lëvizja 5 Yjet dhe Partia Demokratike. Sipas raportimeve të mediave italiane, e gjithë vëmendja është kthyer tek Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, për të cilat qarkullojnë më tepër emra teknicienësh sesa të klasës politike. Shumë do të varet edhe nga pretendimet e kryetarit të 5 Yjeve, Luixhi Di Maio, i cili nëse nuk do të jetë zevendeskryeministër ka gjasa të kërkojë drejtimin e një dikasteri kyç, si atë të Punëve të Brendshme, të Punëve të Jashtme, të Punës ose të Mbrojtjes. Ndërkohë, lideri i Ligës së Veriut, Mateo Salvini ka paralajmëruar mbajtjen e protestave kundër qeverisë së re, që shmangu mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të kërkuara prej tij. Përmes një video-mesazhi të publikuar në Fejsbuk, Salvini ka thirrur një protestë më 19 tetor. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!