Itali, Cottarelli prezanton sot qeverinë kalimtare

schedule12:19 - 29 Maj, 2018

schedule 12:19 - 29 Maj, 2018

Kryeministri i mandatuar një ditë më parë në Itali, Carlo Cottarelli, pritet të prezantojë sot qeverinë e re të tranzicionit. Shumë prej ministrave, të zgjedhur në kabinetin e tij nga Cottarelli, kanë qenë pjesë e qeverisë Leta, 5 vjet më parë.

Sot është një ditë vendimtare për Italinë, pasi pritet të prezantohet dhe betohet qeveria e re kalimtare. Kryeministri i mandatuar, Carlo Cottarelli, në më pak se 24 orë duhet të prezantojë një listë me ministra. Emrat që shefi i qeverisë kalimtare do të dërgojë në presidencë kanë të gjithë një kurrikul të pasur dhe janë të kualifikuar.

Ajo që bie në sy është se emrat e përfolur janë shumica politikanë ndryshe nga ato që ishin prezantuar nga koalicioni Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet. Vetë Cotarelli, i njohur dhe si “zotëri gërshëra” për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve publike, përveç kryeministrisë mund të marrë drejtimin edhe të ekonomisë së vendit.

Për ministrinë e Brendshme përfliten Paolo Tronka dhe Karlo Moska, që natyrisht e njohin mirë këtë institucion pasi kanë punuar një jetë aty. Enriko Xhovani, ish-ministër në qeverinë e Enriko Letës mund të emërohet ministër i Punës. Për punët europiane është zgjedhur Enzo Maovero Milanezi, i cili e ka zhvilluar këtë detyrë në ekzekutivet e Mario Montit dhe Enriko Letës.

Ndërsa Rafaele Kantone, President i Autoritetit Antikorrupsion mund të jetë zëvendëskryeministër. Tek drejtësia mund të emërohet Paola Severino. Kurse ministria e Jashtme i është besuar një tjetër femre, Elizabeta Beloni./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!