Linja nënujore midis Shqipërisë dhe Italisë është një ndër projektet më të rëndësishme të nënshkruara në Itali në kuadër të mbledhjes së dy qeverive. Zv.kryeministrja Belinda Balluku u takua me homologun Italian ndërsa tha se ky projekt është ënjë investim i rëndësishëm për të krijuar korridorin energjitik Lindje –Perëndim.
Ky projekt i rëndësishëm energjetik pritet të realizohet në bashkëpunim mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe parashikon ndërtimin e një linje nënujore të transmetimit të energjisë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kjo linjë parashikohet të kushtojë rreth 1 miliard euro, ndërsa ndërtimi i saj, pritet të përfundojë brenda 3 vitesh.
Po ashtu Zv.kryeministrja nënshkroi një marrëveshje edhe për investime në rrjetin energjetik në veri të vendit
Këto investime midis dy vendeve do të hapin një kapitull të ri në lidhjet midis Shqipërisë dhe Italisë dhe do të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e energjisë në rajon.
/abcnews.al

