Ndeshja e djeshme Itali-Angli në Napoli mund t’i ketë sjellë fitoren “Tre Luanëve”, por krenarie kombëtare e britanikëve ka marrë një goditje të vogël nga interpretimi i diskutueshëm i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas shumë tifozëve të cilët kishin komentuar në rrjetet sociale, këngëtarja italiane Ellynora, e ftuar për të interpretuar himnin kombëtar live në stadiumin “Diego Armando Maradona” në ndeshjen klasike mes Italisë dhe Anglisë për kualifikueset e Euro 2024, ka “vrarë” himnin e quajtur “God Save the King”.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, duke “sulmuar” këngëtaren italiane dhe duke e tallur atë. Mediat britanike pothuajse të gjitha i kanë kushtuar një shkrim kësaj ndodhie, ku sigurisht ka mbetur si një ofendim për ta./ h.ll/abcnews.al
I’m literally dying of embarrassment on her behalf.
That national anthem was awful. Deary me. ?#ITAENGpic.twitter.com/wy0iq8fyTG
— Lee Harris (@addicted2newz) March 23, 2023