Itali/ Adoleshentja debaton me prindërit dhe hidhet në lumë, shpëtohet nga policia

schedule22:09 - 1 Maj, 2024

schedule 22:09 - 1 Maj, 2024

Policia italiane ka shpëtuar një adoleshente, e cila pas një debati me prindërit e saj, është hedhur në lumë në Nichelino, në provincën e Torinos.

Pas u hodh nga një lartësi prej 7 metrash, vajza përfundoi në ujërat e lumit të bërë më të thella nga shirat e javëve të fundit.

E reja ishte parë nga një kalimtar i rastit i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Policia dhe ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan vajzën. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!